Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve për festën e Bajramit të Madh

Kosova

Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve për festën e Bajramit të Madh

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 09:23
Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Zëvendësministri Makolli tha se t’i respektosh dhe t’i ndihmosh njerëzit e "moshës së tretë", është e barasvlershme me respektimin dhe nderimin e perëndisë.

“Që nesër dikush të përkujdeset për neve, duhet ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai.

Makolli shtoi se edhe pse ky institucion ndihmohet dhe është nën menaxhimin e MPMS-së dhe ka linjën buxhetore por përsëri ka nevojë të ndihmohet.

Në Shtëpinë e Pleqve, së bashku me zëvendësministrin Makolli, sot ishin edhe përfaqësues të kompanisë IPKO, të cilët me rastin e festës sollën ëmbëlsira për rezidentët dhe shfaqën një program modest me këngë qytetare, përgatitur nga bendi i kompanisë.

Në emër të kompanisë IPKO, banorët e Shtëpisë së Pleqve, Bardha Dida Rugova, tha në këtë ditë kanë dashur që t’u gjendemi pranë rezidentëve të këtij institucioni dhe se gjeneratat e reja, përveç mirënjohjes për të moshuarit e kanë obligim t’i nderojnë dhe kujdesen për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat