Shtatore për Beg Rizajn

Kosova

Shtatore për Beg Rizajn

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 08:17
Beg Rizaj

Beg Rizaj para tri vitesh u varros sot Gllogjan të Deçanit, sot pikërisht në këtë vend do të zbulohet shtatorja e tij.

Begu dhe tetë shqiptarë tjerë janë vrarë në Kumanovë gjatë një beteje me policinë dhe ushtrinë maqedonase. Ende nuk është sqaruar se pse ndodhi kjo betejë dhe kush qëndron prapa tyre.

Pavarësisht kësaj, ai është shpallur hero kombëtar.

Ai është i varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ndërkohë shtatorja e tij do të vendoset në qendër të Deçanit.

Ushtari i “Shqiponjave të Zeza” të UÇK-së, Beg Rizaj bashkë me tetë shokët e tij nga Kosova.

Në konfliktin e 9 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë u vranë edhe 8 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat