Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes se babait të tyre Halimit.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se "Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.