Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Bekim Haxhiu, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt ka thënë se librat e historisë janë të pamjaftueshme për të përshkruar lavdinë dhe heroizmin e Adem e Hamzë Jashari, bacës Shaban, familjes Jashari dhe UÇK-së.
Haxhiu thotë se obligohemi që të punojmë e ta zhvillojmë vendin tonë, të përmbushim amanetin e dëshmorëve.
Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut në Facebook:
Gëzuar Skenderaj Dita e Çlirimit!
18 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të qytetit të Skenderajt.
Sot u bën plotë 19 vjet nga dita kur forcat armike u larguan përfundimisht nga Drenica.
Skenderaj është nga qytetet e fundit që pa dritën e lirisë, edhe pse luftën e nisi nga të parët.
Librat e historisë janë të pamjaftueshme për të përshkruar lavdinë dhe heroizmin e Adem e Hamzë Jashari, bacës Shaban, familjes Jashari dhe Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare.
Sot ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, përkulemi para veprës dhe sakrificës së tyre.
Ne obligohemi që të punojmë e ta zhvillojmë vendin tonë, të përmbushim amanetin e dëshmorëve.