Begaj inspekton punimet në dy shkolla të Malishevës

Kosova

Begaj inspekton punimet në dy shkolla të Malishevës

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, sot kanë vizituar shkollën e mesme profesionale në Kijevë dhe shkollën fillore në Llazicë, me qëllim të inspektimit të punimeve në këto dy shkolla, njëra riparim dhe tjetra objekti ri shkollor.

Ata me këtë rast janë njoftuar me ecurinë e punimeve në riparimet e brendshme që janë duke u bërë në këtë shkollë, përkatësisht me rregullimin e mureve, rregullimin e tualeteve, si dhe me rregullimin e dyshemesë së klasave.

Po ashtu edhe në fshatin Llazicë, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve në objektin e ri të shkollës së fshatit, e cila pritet të jetë e gatshme për vitin e ri shkollor. Punimet në këtë shkollë janë drejt përfundimit.

Begaj dhe  Thaçi, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve, ndërsa kanë kërkuar nga përgjegjësit, që të gjitha punimet të kryhen brenda afateve të parapara dhe shkollat të jenë të gatshme për vitin e ri shkollor 2018/19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat