Pas tri vizitave të Thaçit në Itali, Mantova me investime konkrete në Kosovë

Kosova

Pas tri vizitave të Thaçit në Itali, Mantova me investime konkrete në Kosovë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 22:55
Siç njofton MTI, Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e ardhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete.

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë.

Siç njofton MTI, Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e ardhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete.

Cavaglieri pritet të investojë në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, që do të gjenerojnë vende të reja pune dhe do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë.

Me këtë hapë do vetëdijesohen prodhuesit duke ofruar informata e këshilla prodhuese, do rritet kapaciteti prodhues dhe do sigurohet tregu i shitjes së produkteve të agro-kulturës.

Thaçi ia tregoi Cavaglieri kushtet që ofron Kosova për një investitorë të huaj, duke shtuar se janë miratuar një sërë kushtesh që ofrojnë lehtësira për bizneset e huaja që shprehin dëshirën ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. 

Zëvendësministri i siguroi se Kosova ka bërë progres në fushën e investimeve të huaja me miratimin e infrastrukturës ligjore, kushtet afariste e të bërit bizës si dhe politikat fiskale.

Ai po shoqërohet nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, që në këtë komunë pritet të ketë investime nga bizneset e Mantovas.

Delegacioni ishte nën shoqërimin e mërgimtarit që jeton dhe punon në Itali, Ragip Berisha, që ka ndihmuar në vënien e kontakteve me bizneseve Italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat