Debatohet mbi masat mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja

Kosova

Debatohet mbi masat mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot mban konferencë mbi masat mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në konferencë do të flitet për mos zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masat mbrojtëse të qumështit, i cili importohet nga Bosnja dhe Hercegovina, vendim që synim kryesor ka pasur mbrojtjen e industrisë vendore të qumështit nga produktet që vijnë nga importi dhe shiten nën kosto të tregut.

Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga institucionet shtetërore, zyrtarë ligjor si dhe prodhues të produkteve të qumështit dhe shoqatat e biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat