Fillon “Java egjiptiane” në Kosovë

Kosova

Fillon “Java egjiptiane” në Kosovë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 08:10
Java egjiptiane

Nga sot deri me datën 25 qershor, në Kosovë mbahet “Java egjiptiane”, e shënuar për hir të ditës së egjiptianëve të Ballkanit, 24 qershorit.

Gjatë kësaj Javë do të këtë aktivitete kulturo-artistike, politike, dhe tryezë shkencore.

E veçanta e këtyre aktiviteteve është prania e Delegacionit zyrtar nga Shteti i Egjiptit, Zahi Hawass - arkeolog egjiptian, egjiptolog dhe ish-Ministër i Shtetit për Çështjet e Antikiteteve. Ambasador i OKB-së për trashëgiminë globale. Noureldin Eltamimy është drejtor i Departmentit Artistik në Këshillin Suprem të Kulturës së Egjiptit dhe përgjegjës për dosjen e egjiptianëve ballkanikë në qeverinë egjiptiane. Mohamed Elsaid është një reporter dhe editor Shkencor në gazetën Daily News Egjipt.

Sot në orën 14:00 , Presidenti Hashim Thaçi do të presë delegacionin e Egjiptit në zyrën e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat