Malisheva drejt hartimit të planit të veprimit për efiçiencë të energjisë

Kosova

Malisheva drejt hartimit të planit të veprimit për efiçiencë të energjisë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:24
Malisheva

Në Malishevë, kanë qëndruar zyrtarët e ekipit të Bashkimit Evropian, për hartimin e planit ë veprimit për efiçiencë të energjisë në Kosovë, përkatësisht udhëheqësi i këtij ekipi, Zoran Morvaj dhe zyrtarja Luljeta Hoxha, të cilët janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin për urbanizëm, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunal.

Në këtë takim pune, është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për hartimin e planit të veprimit për efiçencë të energjisë.

Fillimisht, kryetari Begaj, tha se "është shumë i interesuar për hartimin e këtij plani, në mënyrë që të ulen shpenzimet e energjisë, pasi kemi mundësi që të kursejmë energjinë".

Nga ana tjetër zyrtarët e BE-së, të ekipit për efiçiencë të energjisë në Kosovës, e kanë njoftuar kryetarin Begaj me qëllimin e këtij projekti, ku përfshihet edhe Malisheva, si dhe me ecurinë e dirtanishme të projektit, përfshi edhe hartimin e planit të veprimit për efiçiencë të energjisë.

Kryetari Begaj, u zotua se Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar në këtë drejtim, pasi kjo na kursen mjaftë energji, dhe rrjedhimisht edhe ulen shpenzimet për komunën, prandaj, si komunë, do jenë të angazhuar shumë seriozisht në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat