Viktimat e trafikimit, projekti i BE kundër trafikimit përzgjedh finalistët për grante

Kosova

Viktimat e trafikimit, projekti i BE kundër trafikimit përzgjedh finalistët për grante

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:22
Grantet janë ndarë në kuadër të projektit të BE-së: "Të lëvizim përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të madh në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë".

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e ndarjes së granteve në vlerë 130 mijë euro për pesë organizata në Kosovë, të cilat ndihmojnë viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit.

Grantet janë ndarë në kuadër të projektit të BE-së: "Të lëvizim përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit më të madh në Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë".

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, inkurajoi përfaqësuesit e organizatave të vazhdojnë me punën në kuadër të misionit shumë human dhe të vazhdojnë në realizimin e aktiviteteve që dalin nga Strategjia Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte të rrisë gamën dhe cilësinë e kujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes për viktimat e trafikimit në mënyrë të qëndrueshme, me theks në përfshirjen sociale dhe ri-integrimin e tyre.

Janë përzgjedhur 5 organizata fituese, të cilat do të zbatojnë aktivitete ndihmuese dhe parandaluese për viktimat ekzistuese dhe potenciale të trafikimit në tërë Kosovën.  Organizatat fituese janë “Artpolis”, “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave”, “Hopes and Homes for Children – Kosovë”, “OJQ Rrjeti Qeliza” dhe “Liria”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat