Pranon fajësinë për përdorim të armës, dënimi me burg i zëvendësohet me gjobë

Kosova

Pranon fajësinë për përdorim të armës, dënimi me burg i zëvendësohet me gjobë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:04
Pamje nga gjykimi

I akuzuari për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm, Bali Krasniqi, është dënuar me 1000 euro gjobë, pasi ka pranuar fajësinë, në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Fillimisht, Krasniqi është dënuar me 5 muaj burgim dhe me 400 euro gjobë, por i njëjti është pajtuar që dënimi me burgim t’i zëvendësohet në shumën prej 600 euro, ku dënimi total i është llogaritur në shumën prej 1000 euro.

Po ashtu, është obliguar t’i paguajë edhe 50 euro shpenzime procedurale.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi tha se gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit kishte marrë për bazë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit që në fillim të procedurës, si dhe rrethanën që nuk kishte pasur të lënduar.

Ndryshe, të akuzuarit Krasniqi pasi iu është lexuar aktakuza nga ana e prokurores Javorka Prelinqeviq, i njëjti pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhje, po ashtu i premtoi gjykatës që nuk do të përsëriste më vepra të tilla penale.

Sipas aktakuzës, Bali Krasniqi me 25 korrik 2013, kishte përdorur armë pa autorizim, derisa kishte qenë duke vozitur nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Lipjanit, kur kishte tentuar ta kalojë veturën e tani të dëmtuarit Jakup Iballit, i cili ishte ndaluar pasi ishte detyruar të jap përparësi kalimi veturave tjera nga drejtimi i kundërt i rrugës.

Si pasoj e kësaj, i akuzuari Krasniqi kishte filluar të bërtas dhe të shajë të dëmtuarit Iballi dhe bashkudhëtarin Haki Misini, dhe pastaj kishte marrë pistoletën dhe kishte shtënë një herë më qëllim që t’i frikësojë, raporton betimiperdrejtesi.

Pastaj, zyrtarët policorë kishin gjetur në vendin e ngjarjes gëzhojën e shkrepur, ndërsa arma ishte sekuestruar në shtëpinë e tij.

Prokuroria të akuzuarin Krasniqi e ngarkonte me veprën penale “përdorimi i armës apo mjetet të rrezikshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat