Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Vlora Çitaku kujton vuajtjet e qytetarëve të Kosovës

Kosova

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Vlora Çitaku kujton vuajtjet e qytetarëve të Kosovës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 16:35
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku është emër shumë i dashur për publikun.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është po ashtu një nga emrat më të përfolur në media.

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale e cila shpesh kujton ngjarje dhe veprimtari nga historia e vendit apo qoftë nga jeta e saj.

Në një postim të fundit me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve ajo kthehet prapa në kohë, gjersa kujton luftën e Kosovës.

“Sot është #DitaBotërore e Refugjateve, 19 vjet më parë, miliona nga #Kosovarët u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe toka e tyre. Ne kujtojmë dhimbjen dhe vuajtjen, por gjithashtu kujtojmë bujarinë e njerëzve në mbarë botën. Ishim me fat që ta shihnim vendin tonë të çliruar dhe të ktheheshim në shtëpitë tona”, ka shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat