Nis fushata për edukimin dhe aftësimin profesional

Kosova

Nis fushata për edukimin dhe aftësimin profesional

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:09
Durim Hoxha, menaxher i projekti “EYE”, ka bërë të ditur se qëllimi i këtij projekti është prezantimi i disa aktivitete që kanë të bëjnë me aftësimin dhe arsimin profesional.

Me moton “Shkolla nuk t’bon njeri, t’gjen punë“, sot në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ është hapur fushata për edukimin dhe aftësimin profesional “EYE”, e iniciuar nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Kosovë dhe Qendra për Karrierë në Prishtinë.

Durim Hoxha, menaxher i projekti “EYE”, ka bërë të ditur se qëllimi i këtij projekti është prezantimi i disa aktivitete që kanë të bëjnë me aftësimin dhe arsimin profesional.

Hoxha: Mundësitë që po u jepen duhet t’i shfrytëzoni

“Gjenerata jonë e mesme ka pasur më pak mundësi sesa që keni ju sot, ju keni shumë më shumë mundësi për me arritur në karrierë , por ato mundësi duhet mu shfrytëzua. Ne këtu sot iu prezantojmë disa mundësi për zhvillim të karrierës të juaj të cilën shpresojmë që do të informoheni dhe do të shfrytëzoni ato në mënyrë që të kontribuoni për vetën e juaj së pari, por edhe për vendin”, tha ai.

Drejtori i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, Patrick Ettiene shprehu përkrahjen që shteti zviceran për sistemin e edukimit në Kosovë.

Sipas tij mundësia më e mirë për të pasur karrierë dhe të ardhme të sigurt është aftësimi profesional.

Ettiene: Nis kampanja për mundësitë rreth aftësimit profesional për të rinjtë

“Sot e fillojmë kampanjën që t’iu informojmë më mirë rreth mundësive që do t’i keni rreth arsimit dhe aftësimit profesional. Përmes këtij projekti zyra për bashkëpunim dhe zhvillim, zyra zvicerane dhe ambasada zvicerane do të thotë do i ndihmoj të gjithëve, do t’i mbështesë të gjithë partnerë që t’iu mundësojnë të gjithë juve të keni një këshillim sa më të mirë në karrierë, gjithashtu të keni informata më të mira rreth aftësive specifike dhe gjithashtu rreth atyre mundësive që kërkohen nga sektori privat, dhe sidomos që prindërit të kenë një informim sa më të mirë“, tha Ettiene.

Drejtori i Departamentit për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj ka deklaruar se janë duke punuar në zbatimin e sistemit dual të arsimit, dhe gjetjen e vendeve të punës për nxënësit që kryejnë arsim profesional.

Sipas tij në shkollat e kryeqytetit janë duke investuar që nxënësit t’i përgatitur sa më shumë për tregun e punës.

Salihaj: Po vijmë me shkolla që do gjeni punë më lehtë

“Për kolegët tuaj që vijnë do i bëjmë disa shkolla shumë atraktive , po ua përmendi “Gjin Gazullin” e cila do jetë një shkollë shumë atraktive ku do të investoj 1 milionë e gjysmë euro një asociacion i informatikës i Austrisë. Po flasim po ashtu për shkollën e bujqësisë, gjegjësisht të agronomoisë ku po ashtu zviceranët kanë kontribuar shumë, ku po punohet shumë dhe po e lidhim me tregun e punës. Kemi aty nxënës të shkëlqyer që gatuajnë mirë, që servojnë mirë. Po punojmë shumë në shkollën e ndërtimtarisë dhe arkitekturës , e kemi edhe një profil të ri të pylltarisë ku do të punësohen njerëzit . Pra, po mundohemi me e lidh me tregun e punës dhe me ju gjet punë“, ka thënë Salihaj.

Drejtoresha e Cactus Education, Vildane Kelmendi duke shpalosur mundësitë e kësaj shkolle, tha se përmes shkollimit profesional arrihet deri te një punësim i sigurt.

Kelmendi: Ofrojmë studime profesionale

“Cactus Education është shkollë e lartë profesionale e nivelit pas, është pas shkollës së mesme. Ne ofrojmë studim profesional në fushën e teknologjisë, kemi edhe drejtime një e kemi për zhvilluesit e aplikacioneve mobile, dhe drejtimin tjetër është administrator të rrjetit dhe sistemeve. Fushata është për me i vetëdijesuar të rinjtë që përmes shkollave profesionale të larta kanë me qenë profesionistë më të mirë dhe punësimin e kanë gjithmonë më të sigurt”, tha Kelmendi.

Projekti “EYE” implementohet nga Helvetas dhe MDA, ndërsa në Kosovë ka gjetur mbështetjen nga “Shkolla Digjitale”, “BoneVet”, “Qendra për Këshillim në Karrierë”, “Qendra për Karrierë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat