Shtrëngata me shi, në fundjavë mot i ftohtë

Kosova

Shtrëngata me shi, në fundjavë mot i ftohtë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Dita filloi me temperatura të larta, por pasdite ndryshoi.

Reshje shiu dhe bubullima kanë filluar nëpër shumë vende të Kosovës.

Të premten paradite do të jetë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.

Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielën mot pjesërisht i vranët.

Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat