Zyra e Kryeministrit dënon rastin e kidnapimit në Prishtinë

Kosova

Zyra e Kryeministrit dënon rastin e kidnapimit në Prishtinë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:56
Dy personat e dyshuar u arrestuan, dhe më pas u liruan me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, përmes një kumtese për media ka dënuar kidnapimin e një femre në Prishtinë, nga ana e dy personave, në datën 18 të këtij muaji.

Dy personat e dyshuar u arrestuan, dhe më pas u liruan me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Incizimi i rastit i postuar ne mediat online nga ana e dëshmitarëve të rastësishëm,  dëshmon për një nivel sigurie jo adekuat, ku çdo vajzë apo grua mund të përballet me një rrezik të tillë në rrugët e kryeqytetit. Ky është një akt  i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit  kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për  lirimin e kidnapuesve. Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe si te tilla shkaktojnë pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat, dhe nëse nuk ofrohen informacione shtesë për zbardhjen e rastit do të shkaktojnë mosbesim dhe frikë për sigurinë e grave dhe vajzave, dhe e dëmtojnë imazhin e policisë si një organ tek i cili qytetarët e RKS kanë besim të dëshmuar”, thuhet në reagim, përcjell KosovaPress.

ABGJ  vlerëson se pa ndërhyrë në kompetencat e prokurorisë për zbardhjen e rastit qytetarët e RKS meritojnë sqarim për vënien e drejtësisë në vend për rastin në fjalë .

Po ashtu, kjo agjenci ka kërkuar që rastet e tilla të zbardhen sa më shpejtë,  derisa kanë kërkuar një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë qe të ngritët niveli i sigurisë në nivel vendi,  rastet e tilla të mos përsëriten dhe te dënohen ashpër me ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat