Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion të komunitetit Egjiptianë.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka shkruar se “duke qenë bashkë, i kemi dhënë peshë diversitetit tonë kulturor, historisë, të sotmes dhe të ardhmes”.
Postimi i plotë:
Kosova ka traditë të gjatë të bashkëjetesës me të gjitha komunitetet. Egjiptianët e Kosovës kanë qenë pjesë e sakrificave dhe rrugëtimit tonë të shtetndërtimit. Duke qenë bashkë, i kemi dhënë peshë diversitetit tonë kulturor, historisë, të sotmes dhe të ardhmes. Qytetarëve egjiptianë dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit - Urime Dita Nacionale e Egjiptianëve të Ballkanit!