Ministria ndan kaq para për stadiumin në Kamenicë

Kosova

Ministria ndan kaq para për stadiumin në Kamenicë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:47
Ministria ndan kaq para për stadiumin në Kamenicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për rregullimin e stadiumit.

MKRS ka ndarë 100 mijë euro për përfundimin e punëve në stadiumin ‘Agush Isufi’ në Kamenicë.

“Për pikën e parë finalizuam dhe nënshkruam aneks memorandumin e bashkëpuminmit ku Ministria ndanë 100.000€ për përfundimin e punimeve në stadium dhe ky investim do të kryhet përgjatë vitit 2018”, shkroi Kastrati në Facebook.

Kastrati tha se në këtë takim është biseduar për tri projekte që janë të rëndësishme për Komunën e Kamenicës, me theks të veçantë rregullimin e stadiumit, përfundimin e punimeve në palestrën sportive dhe kërkesën ndaj Ministrisë për financimin e projektit për Qendrën Rinore të qytetit.

Ministri Kujtim Gashi u zotua që përmes zyrtarëve respektivë, do të shtyhen përpara edhe projektet e tjera që janë diskutuar për këtë komunë.

Pas takimit të tyre, përfaqësues të Komunës së Kamenicës bashkë me ministrin Gashi kanë vizituar stadiumin e qytetit ku do të zhvillohen punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat