Reformat në administratë duhet të jenë lehtë të zbatueshme

Kosova

Reformat në administratë duhet të jenë lehtë të zbatueshme

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka vlerësuar se shërbimi civil i Republikës së Kosovës, është duke kaluar nëpër një proces të reformimit, të cilat duhet të jenë koherente, të qëndrueshme dhe lehtë të zbatueshme.

Me rastin e 23 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Këshilli i uron të gjithë nëpunësit civil të Republikës së Kosovës.

“Në këtë ditë, Këshilli vlerëson se shërbimi civil i Republikës së Kosovës, është duke kaluar nëpër një  proces të reformimit, duke pasur si vizion, krijimin e një shërbimi civil profesional, të paanshëm, gjithëpërfshirës si dhe efektiv dhe efikas në kryerjen e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.Këshilli, është duke dhënë kontributin e vet në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor në procesin e hartimit të pakos ligjore të administratës publike, duke e mbështetur fuqishëm Ministrinë e Administratës Publike në procesin e reformimit të administratës publike, por thekson se institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të kenë parasysh domosdoshmërinë që këto reforma të jenë koherente, të qëndrueshme dhe lehtë të zbatueshme”, thuhet në komunikatë.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka garantuar të gjithë nëpunësve civilë dhe institucioneve të administratës publike të nivelit qendror dhe lokal që kanë të punësuar nëpunës civil, që të vazhdojnë të kenë besim në vendimmarrjen e Këshillit, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të veta kushtetuese dhe ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat