Përmbyllet aktiviteti Shkolla e Diasporës në Kosovë

Kosova

Përmbyllet aktiviteti Shkolla e Diasporës në Kosovë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:51
Pamje nga ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK)

Nesër mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK), e cila kishte për qëllim prezantimin e rezultateve, arritjeve dhe sfidave që programi ka pasur gjatë implementimit në komunitetin e Malishevës dhe Prizrenit.

SHDK ka qenë programi i parë i cili ka mbledhur profesionistë të rinj nga Diaspora, Kosova dhe rajoni në një model unik dhe multidisiplinar në adresim të sfidave lokale deri te ofrimi i zgjidhjeve kreative.

Ky program përmes gjashtë iniciativave të dala ka përfshirë rreth 1000 të rinj, ekspertë, zyrtarë institucionesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe media për të arritur qëllimin e tij në mobilizim dhe përfshirje të të gjithë akterëve për ndryshimeve pozitive dhe të nevojshme për shoqërinë.

Ndryshe, programi është implementuar nga Germin dhe është mbështetur financiarisht nga programi Youth, Employment and Skills-YES, në kuadër të Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) - GIZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat