Çahet tavani i “Shtëpisë së Bardhë”

Kosova

Çahet tavani i “Shtëpisë së Bardhë”

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 17:08
Çahet tavani i Komunës së Klinës

“Shtëpia e Bardhë” e Klinës është ndërtuar në vitin 2012. Për ndërtimin e saj, ish-kryetari Sokol Bashota kishte investuar hiç më pak se 2 milionë euro.

Por jo gjithçka duket si në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.

Tavani i “Shtëpisë së Bardhë” është çarë dhe në disa vende shihen se ka pika shiu.

Në këtë ndërtesë sot është pritur edhe një mysafir nga Prishtina. Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që bëri një vizitë Kuvendit Komunal. Aty u prit nga kryetari Zenun Elezaj.

Elezaj është nga partia e kryeministrit dhe në zgjedhjet e fundit komunale që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar fitoi zgjedhjet përballë Bashotës së PDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat