186 aksidente brenda 24 orëve

Kosova

186 aksidente brenda 24 orëve

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës  thuhet se  gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 186 aksidente trafiku.

Prej tyre, 170 kanë qenë pa lëndime në njerëz, kurse 16 të tjera me lëndime.

Krahas aksidenteve, edhe numri i tiketave të shqiptuara ka qenë i lartë. Për 24 orë, janë regjistruar 1 mijë e 1 tiketa trafiku.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona dhe dy i ka dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë thirrje te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, pasi numri i aksidenteve është shqetësues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat