Edhe Kosova shënon Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Kosova

Edhe Kosova shënon Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ në bashkëpunim me FSK-në do të organizojnë disa aktivitete me rastin e shënimit të 242 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, për shkëputjen nga Britania e Madhe. Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë – që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat