Reshitaj: Pakoja informuese është standardizim dhe unifikim për leje ndërtimore

Kosova

Reshitaj: Pakoja informuese është standardizim dhe unifikim për leje ndërtimore

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:49
Prezantimi i pakove informuese për procedurat e lejeve ndërtimore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Është bërë prezantimi i pakove informuese për procedurat e lejeve ndërtimore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është thënë se qëllimi i kësaj punëtorie është informimi i profesionistëve të fushës së ndërtimit, dhe palëve të tjera të lidhura me pakon informuese për procedurat për leje ndërtimore.

Me këtë rast ministrja e MMPH, Albena Reshitaj tha se për më shumë synohet që me anë të kësaj punëtorie të shpjegohet mënyra se si kjo pako mund të përdoret për të informuar më mirë publikun lidhur me të gjitha hapat e domosdoshëm për kushtet ndërtimore, duke përfshitë edhe pajisjen më certifikatë të përdorimit.

Ajo shpreson që do të miratohet sa më parë Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ku sipas saj, deri më tash janë mbi 352 nderime pa leje.

Reshitaj: Pakoja informuese është standardizim dhe unifikim për aplikimin e lejeve

“Qëllim tjetër në këtë pako informuese është edhe standardizimi dhe unifikimi i aplikimit, si dhe shqyrtimi dhe menaxhimi kërkesave për leje ndërtimore nga të gjitha komunat. Pra, me anë të këtij standardizimi synohet lehtësimi dhe përshpejtimi I procedurave për pajisje me leje ndërtimi. Procedurat për marrjen e lejeve të ndërtimit janë unike për të terë territorin e Kosovës dhe si të tilla duhet të zbatohen njëjtë nga të gjitha komunat e vendit tonë. Deri më tani tek ne janë të identifikuara mbi 352 mijë ndërtime pa leje. Aktualisht ndodhemi para aprovimit të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe unë shpresoj shumë që sot në mbledhjen e Kuvendit do të kaloj në lexim të dytë ky ligj dhe do të jetë i gatshëm për implementim”, ka thënë Reshitaj.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu tha se komunat e Kosovës kanë qenë të përfshira në hartimin e akteve nënligjore për ndërtimet dhe falë kësaj, tha se komunat kanë shënuar progres në shërbimet për përshpejtimin e pajisjeve me leje të ndërtimit.

Veliu: Komunat shpejt do të lëshoj leje të ndërtimit përmes internetit

“Me hartimin e akteve nënligjore shpresojmë që periudha kohore e lëshimit të lejeve për ndërtim do të shkurtohet edhe mëtutje, sepse qytetarët e Kosovës do të jenë më të informuar se sa kanë qenë deri më tani rreth procedurave që kanë të bëjnë me pajisjen e kushteve ndërtimore, lejeve ndërtimore, inspektimin dhe pajisjen me certifikatë për ndërtim. Sa i përket transparencës në këtë drejtim, komunat kanë arritur një standard të lartë sa i përket transparencës me qytetarin, por jo vetëm në fushën e ndërtimit… kryetarët e komunave synojnë edhe më tepër, angazhimet që shërbimet e komunave ndaj qytetarëve të ofrohen përmes qeverisjes elektronike, janë duke u ngritur dita ditës këto aktivitete”, theksoi Veliu.

Edhe Veliu  kërkoj që sa më parë të miratohet ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Ndërsa, Merita Behluli nga USAID ka prezantuar pakon informuese, duke shpresuar që në një të ardhme të afërt edhe institucionet kosovare të lëshojnë leje ndërtimore në mënyrë elektronike, sikurse vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat