Moti me plot befasi gjatë kësaj jave

Kosova

Moti me plot befasi gjatë kësaj jave

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë me shumë ndryshime, duke filluar me me shtrëngata të shpërndara me shi e duke u rikthyer dielli mbi tërë vendin

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të kenë rënie nën vlera mesatare,  minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 20C, do të rriten deri në 28C.

Nga sot e deri të mërkurën mot me shi do të ju përcjelli vazhdimisht, kurse duke filluar nga e mërkura mot stabil dhe kryesisht me diell do të jetë mbi Kosovë.

9.07 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës mot kryesisht me vransira, me shtrëngata të shpërndara me shi.

10.07 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shu, me mundësi edhe për bubullima. Në mbrëmje priten kthjellime.
11.07-12.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën në mëngjes në lugina mundësi për mjegull.

13.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat