Deçan: Komuna obligohet të paguan borxhin e punëtorëve të saj në vlerë 39900 euro

Kosova

Deçan: Komuna obligohet të paguan borxhin e punëtorëve të saj në vlerë 39900 euro

Nga: Adem Lushaj Më: 13 korrik 2018 Në ora: 17:14
Deçan

Zyrtarët komunal (29 sish) të cilët një kohë ishin me kontratë mbi vepër, në mesin e tyre edhe drejtor të drejtorive dhe shefja e protokollit të kryetarit, kanë përzgjedh rrugën përmes gjykatës që të marrin borxhin të cilin nuk ua kishte paguar ekzekutivi i mëparshëm i komunës. Sipas një Aktgjykimi të Gjykatës së Deçanit, të datës 08.05.2018, shuma prej 39900 (tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind) euro është borxhi total që duhet tua paguajnë 29 zyrtarëve të komunës, borxh i mbetur kryesisht nga viti 2017, por edhe nga vitet tjera. Ndër përfituesit e këtij vendimi të Gjykatës së Deçanit, është edhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik(2350 euro) dhe shefja e protokollit të kryetarit të tashëm (750 euro), sikurse që janë edhe një asambleiste, zyrtar të tashëm komunal, por edhe të tjerët që iu është vazhduar kontrata mbi vepër.

Lista prej 29 zyrtarëve, të përfaqësuar nga avokati Qerim Ferizaj, iu kishte drejtuar gjykatës në Deçan, që obligimet që ka komuna, ti shlyej përmes drejtësisë. Në përkrahje të këtyre ankuesve ishte vënë edhe përfaqësuesi ligjor i komunës, Dukagjin Povataj, i cili ka treguar se këta zyrtar që iu janë drejtuar gjykatës, kishin kryer gjitha obligimet e marra për periudhën e cekur në padi. Në Aktvendimin e gjykatës janë të shënuar 29 emrat të cilët kanë paditur komunën, si dhe shuma e borxhit për tu paguar nga buxheti i komunës. “DETYROHET, Komuna e Deçanit që në emër të paditësve të ju paguaj pagat e pa paguara për punë e kryera, nëpër drejtoritë përkatëse, sipas kontratave të punës pa kamat ligjore”, thuhet në AKTGJYKIMIN e lëshuar nga Gjykata themelore e Pejës, dega në Deçan. Sipas këtij Aktgjykimi, Komuna e Deçanit është e detyruar që ti kompensoj për punën e bërë këta zyrtar: Fitore Shala (2350 euro), Dafina Cacaj (750 euro), Besjana Ukëhaxhaj (1250 euro), Diamant Mazrekaj (1250 euro), Nderim Cenaj(750 euro), Merita Mushkolaj (1250 euro), Burim Bruçaj (1250), Driton Cenaj (1250 euro), Jetmire Lulaj (1250 euro), Bleranda Ibërhysaj (1250 euro), Elvis Lokaj (1250 euro), Isuf Demhasaj (1250 euro), Sabrije Ibërhysaj (1250 euro), Fitore Kuçi (1250 euro), Mergim Tetaj (1200 euro), Albert Tetaj (1250 euro), Antigona Dabiqaj (1850 euro), Fëllanza Lataj (1250 euro), Egzon Binakaj (1250 euro), Liridona Dervishaj (1250 euro), Vjollca Lokaj (1250 euro), Agnesa Kuçi (1250 euro), Mujë Sejfijaj (1250 euro), Afrim Hasanmetaj (1000 euro), Adelina Nitaj (3000 euro), Lendim Kuçi (2250 euro), Vjollca Tetaj (1250 euro), Fatlind Idrizaj (1500 euro) dhe Kaltrina Ferizaj (1500 euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat