Jashari në takim me ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu

Kosova

Jashari në takim me ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:11
Bekim Jashari ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Sot kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje, ndër të tjera kryetari Jashari e informojë ambasadorin për punën që është duke u bërë në Skenderaj, si dhe për prioritetet zhvillimore që janë në vitet e ardhshme.

Ambasadori i OSBE-së ndërkaq thuhet të ketë falënderuar kryetarin Jashari për pritjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, dhe duke iu falënderuar për vizitën shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat