Jahjaga: Mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës

Kosova

Jahjaga: Mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:13
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka zhvilluar një sport atraktiv në Gryken e Rugovës, ku siç thotë ajo “përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon”.

“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t'i ofruar Kosova Balkan Natural Advanture.

Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Advanture sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme”, ka shkruar Jahjaga në Facebook./

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat