Shkolla verore bashkon 82 pjesëmarrës

Kosova

Shkolla verore bashkon 82 pjesëmarrës

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:47
Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka bërë hapjen zyrtare të Shkollës Verore

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka bërë hapjen zyrtare të Shkollës Verore si shkollë në të cilën do të marrin pjesë 82 pjesëmarrës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Albert Heta nga Qendra për Art Bashkëkohor, tha se pjesëmarrësit sot e fillojnë punën e tyre në kurse të caktuara, duke mundësuar një bashkëpunim rajonal për artin.

Heta: Shkolla verore si shkollë synon zhvillim të një program unik për këtë pjesë të Evropës

“Shkolla verore si shkollë ka synim me zhvilluar një program unik për këtë pjesë të Evropës, duke e funksionalizuar një bashkëpunim rajonal të disa institucioneve që me pikënisje kanë Prishtinën“, tha ai.

Kurse, profesoreshë në departamentin e Sociologjisë, pranë Universitetit të Prishtinë , Linda Gusia u shpreh se këtë vit në shkollën verore do të mbaj një kursi i cili fokus ka rëndësinë e artit si mjet protestues.

Gusia: Kursi ka të bëjë me rëndësinë e artit si mjet protestues

“Kryesisht kursi ka me u fokusua në rëndësinë e artit si mjet protestues, si formë e rezistencës, mënyrave të ndryshme se si arti është përdorur dhe përdoret në hapësira publike, domethënë fokusi ka me qenë në artin në hapësira publike, por sidomos me një këndvështrim apo me një pikëpamje feministe. Domethënë ideja ka me qenë prej aspektit gjinor me shikua artin si formë proteste” ,tha ajo.

Sipas saj, kursi në të cilin ajo do të ligjëroj fillon sot dhe do të zgjasë deri  gjatë javës së ardhshme

Shkolla verore do të  ketë 11 kurse rreth artit, teorive filozofike e sociologjike dhe arkitekturës, kurse pjesëmarrës do jenë 54 ndërkombëtarë dhe 28 vendorë, që përfaqësojnë 26 vende të ndryshme të botës.

Pjesë e programit publik të ligjëratave, ekspozitave, programit të filmit, performancave muzikore dhe ngjarjeve të tjera përcjellëse janë 26 artistë, ligjërues dhe udhëheqës të kurseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat