Telegram ngushëllimi i kryetarit Isa Mustafa me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt

Kosova

Telegram ngushëllimi i kryetarit Isa Mustafa me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:36
Isa Mustafa

Me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt, vëllaut të Heroit të Kombit, Sali Çekaj, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar Familjen Çekaj.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

 E nderuar Familje Çekaj,

Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Muharrem Çekajt, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e anëtarit të Familjes tuaj. Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë Muharrem Çekajn si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Çekaj dhe të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

LDK – Zyra për Informim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat