124 mijë nxënës dorëzojnë tek kryeministri peticionin për arsim më kualitativ

Kosova

124 mijë nxënës dorëzojnë tek kryeministri peticionin për arsim më kualitativ

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 09:47
Ilustrim

(E plotësuar) - Një delegacion i nxënësve sot kanë dorëzuar tek kryeministri peticionin me nënshkrime me kërkesë për arsim sa më të mirë.

Nxënësit në bashkëpunim me GIZ-in gjerman janë angazhuar rreth fushatës për "Arsim më të Mirë në Kosovë".

 Kryeministri Ramush Haradinaj kam thënë se Qeveria do ta trajtojë me tërë kapacitetet për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

“Kosova duhet të fitojë betejën për dije”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Fëmijët dorëzojnë peticionin për arsim më të mirë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi do t’i pranojnë nënshkrimet e mbledhura në kuadër të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë.

Fëmijët fillimisht mbajtën një aktivitet akt simbolik para Qeverisë, në kuadër të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë.

Përmbyllet fushata për arsim më të mirë në Kosovë (Drejtpërdrejt)

Fëmijët po mbajnë një aktivitet akt simbolik para Qeverisë, në kuadër të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë.

Kurse, pastaj kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi do t’i pranojnë nënshkrimet e mbledhura në kuadër të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat