Këshilli i drejtorëve të Vitisë mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt

Kosova

Këshilli i drejtorëve të Vitisë mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt

Nga: Aziz Zuka Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:22
Legjenda: Foto nga tkimi I keshillit te drejtorve te Vitise

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Vitisë , kryesuar nga   zv. kryetarit të Komunës, Hasan Aliu, ka mbajtur  të hënën mbledhjen e shtatë të rregullt, ku u diskutua  mbi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2018, propozim rregulloren për përbërjen, detyrën, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Gjithashtu në takim është biseduar edhe mbi tri propozim vendimi, si Plani i Veprimit Lokal në Mjedis, Planit të Veprimit Lokal në Biodiversitet, Planit të veprimit të adresimit të çështjeve të gjetura gjatë auditimit të Raportit Financiar vjetor 2017 për Komunën e Vitisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe mbi Raportin e Prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për gjatë mujorit të vitit 2018. Përndryshe shumica prej këtyre dokumenteve për të cilët është diskutuar në këtë këshillë do të kalojnë përmes Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit Komunal të Vitisë që do të mbahen në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat