Ismajli: 70 përqind të barnave i kemi me kontrata

Kosova

Ismajli: 70 përqind të barnave i kemi me kontrata

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:25
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka deklaruar se furnizimi me barna esenciale është përmirësuar pasi që tani 70 për qind e barnave janë me kontrata.

Këto komente Ismajli i bëri gjatë pranimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Kardiokirurgjinë nga ambasada italiane , pajisje këto që kapin shifrën 370 mijë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli u shpreh se kanë arritur të përmirësojnë gjendjen e furnizimit e barna, si dhe kanë arritur të kursejnë miliona euro duke mos blerë barna me çmime të larta ashtu siç ka ndodhur deri tani.

Ismajli: Furnizimi me barna rreth 70 për qind

“Tani furnizimi është diku rreth 70 përqind me kontrata të barnave , por çka është me rëndësi kemi vlera mbi milionë të cilën e kemi kursyer nga blerja më e lirë , pra shumë e shumë para të cilat më parë kanë shkuar në dëm apo janë keqpërdorur me çmime shumë të larta, tani kemi një situatë ku po blejmë më lirë, dhe do të kemi më shumë barna për pacientët tanë“, tha Ismajli.

Ismajli po ashtu u  shpreh se angiografi pritet që të vijë në gusht të këtij viti, ndonëse është paguar kohë më parë dhe ka qëndruar në depo.

Ismajli:Në gusht vjen angiografi

“Nuk kemi paguar mjete edhe është një projekti i cili është vonuar për një kohë të gjatë...Në gusht presim që të vije aparatura, pra do t’i vijë përfundimi me quajtur një odiseade të gjatë të atij aparati i cili është paguar dhe ka mbetur në debo dhe nuk ka mundur me ardhur dhe na ka penguar në kryerjen e shërbimeve tona për pacientët”, tha Ismajli.

Kurse, duke folur në veçanti për Klinikën e Kardiokirurgjisë, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu  u shpreh se furnizimi me stenda dhe materiale shpenzuese është i kënaqshëm.

Sejdiu: Furnizimi është i kënaqshëm

“Sa i përket furnizimit mund të them se është i kënaqshëm nëKkardiokirurgji është një kod i veçantë buxhetor vlera diku rreth 300 mijë euro që mendojmë ta rrisim atë kod për blerje sa më të madhe të materialeve shpenzuese për kardiokirurgji, ndërsa sa i përket kardiokirurgjisë invazive informatat që i kam është një furnizim i kënaqshëm me lloj llojshmëri të stendave që i kanë në sallë dhe për 5-6 muajt e ardhshëm veç planifikojmë ta zëmë hapim që të mos ketë ngece duke llogaritur se janë shtuar shërbimet” ,tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat