Kryetari i Podujevës merr falënderim nga familja e heroit Ali Ajeti

Kosova

Kryetari i Podujevës merr falënderim nga familja e heroit Ali Ajeti

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:52
Agim Veliu, ka pritur sot në takim Isa Ajetin, përfaqësues i familjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, heroit Ali Ajeti.

Zyra për informim e komunës së Podujevës me anë të një komunikate për media njofton se kryetari Agim Veliu, ka pritur sot në takim Isa Ajetin, përfaqësues i familjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, heroit Ali Ajeti.

"Gjatë takimit të sotëm e falënderoi kryetarin e Komunës, Agim Veliun, për kontributin e dhënë në nderim të figurës dhe veprës së heroit Ali Ajeti, me vendosjen e shtatores së tij në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë.”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të komunës së Podujevës.

Me këtë rast, kryetari Veliu tha se ndjehet i nderuar me këtë falënderim.

 “Entuziazmi dhe pjesëmarrja masive me rastin e vendosjes së këtij monumenti, është treguesi më i mirë për respektin e qytetarëve llapjanë ndaj figurës së heroit Ali Ajeti”, ka thënë Veliu.

Shtatorja e heroit dhe prijësit të “Çetës së Llapit” Ali Ajeti u vendos në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë në shkurt të këtij viti, me një manifestim të organizuar në kuadër të aktiviteteve në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat