Shtërpca bëhet me ndërmarrje sociale të grave

Kosova

Shtërpca bëhet me ndërmarrje sociale të grave

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 07:26
Shtërpca

Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë, e cila do të mbahet të premten më 20 korrik, në ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, duke filluar nga ora 11:30.

Shoqata fillimisht u themelua në vitin 2016 dhe ka 40 anëtare që merren me përpunimin e frutave të ndryshme të kultivuara, si dhe bimëve aromatike dhe çajrave.

Përmes një granti dhe përkrahjes këshillimore të ofruar nga projekti INTERDEV 2, shoqata do të funksionojë si një ndërmarrje sociale dhe do të zgjerojë kapacitetet e saj operacionale për të mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave.

Të pranishëm në ngjarje do të jenë Sh.T. Gernot Pfandler - Ambasador i Austrisë në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson - Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, dhe nënkryetari i komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijevi?.

Projekti INTERDEV financohet bujarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat