Skenderaj me fushatë: Mbaji duart në timon, jo në telefon!

Kosova

Skenderaj me fushatë: Mbaji duart në timon, jo në telefon!

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 19:28
Bekim Jashari

Komuna e Skenderajt ka nisur fushatën sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull "Mbaji duart në timon, jo në telefon!”.

Njoftimi i Komunës së Skenderajt:

Skenderaj me fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull "Mbaji duart në timon, Jo në telefon!

Sot, në Skenderaj ka filluar fushata sensibilizuese e titulluar "Mbaji duart në timon, Jo në telefon!

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari mori pjesë në këtë fushatë së bashku me të rinjë duke shpërndarë broshura dhe aromatizues për vetura të cilat përmbajnë udhëzime për kujdes gjatë vozitjes.

Kjo fushatë sensibilizuese ka për qëllim vetëdijësimin e shoferëve për parandalimin e aksidenteve, duke bërë thirrje që të shmangin përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës.

Aktiviteti në fjalë është edhe pjesë e organizimeve të ditëve të diasporës që do të mbahen në Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat