Gashi: Jam i vendosur t’i mbështesë sportet në përgjithësi

Kosova

Gashi: Jam i vendosur t’i mbështesë sportet në përgjithësi

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:32
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka përjetuar momente të veçanta gjatë fluturimit mbi vendet e rralla të Kosovës.

Ministri Gashi ka ndarë në facebook një video gjatë fluturimit të cilin e ka realizuar bashkë me pilotët  e klubit "Ballonat e Sahit Ukës" dhe ka thënë se do t'i mbështesë sportet në përgjithësi dhe zhvillimin e tyre.

"Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. Padyshim që këto suksese të sporteve dhe të sportistëve tanë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes sê madhe nga MKRS-ja", ka thënë Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat