Disa lopë në Drenas po e presin pronarin

Kosova

Disa lopë në Drenas po e presin pronarin

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 07:19
Ilustrim

Disa lopë kanë mbetur pa pronarë në komunën e Drenasit, saktësisht në fshatin Nekoc.

Një lexues ka shprehur shqetësimin rreth kësaj çështje. I njëjti ka deklaruar se janë gjashtë lopë të cilat prej dje po qëndrojnë në oborrin e tyre por që nuk dihet se nga kanë ardhur dhe në pronësi të kujt janë.

“Ka disa orë që kujdesemi për to sepse nuk po mund të dimë se nga kanë ardhur. Kemi lajmëruar edhe policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes mirëpo duke u arsyetuar se nuk kanë ku t’i dërgojnë dhe si të kujdesen për to, i lanë bagëtinë para shtëpisë sonë dhe ne ende po kujdesemi për to”, ka thënë lexuesi në kushte anonimiteti.

Personi në fjalë ka deklaruar se do të përkujdesen për lopët deri në momentin që të lajmërohet pronari i vërtetë, në mënyrë që ato të mos i marr dikush që nuk i takon apo thjeshtë dëshiron të përfitojë nga ky rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat