MSh nënshkroi kontratat me OJQ-të në projektet për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit

Kosova

MSh nënshkroi kontratat me OJQ-të në projektet për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga takimi

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi sot kontratat me tridhjetë e një organizata jo qeveritare, përfituese të mbështetjes financiare nga thirrja publike për financim të projekteve të OJQ-ve në fushën “Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit”.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, ushtruesi i detyrës së  Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi tha se  objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte realizimi i aktiviteteve që i kontribuojnë Ruajtjes dhe Përparimit të Shëndetit, si dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit me Organizatat Jo-Qeveritare që veprojnë në këtë fushë.

Ai tha se me rastin e përzgjedhjes së OJQ-ve fituese është zbatuar në mënyrë transparente Rregullorja e Ministrisë së Financave Nr.04/2017 Mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.

Tridhjetë e një OJQ-të fituese, do të realizojnë projektet në edukim dhe promovim të shëndetit; përmirësimin e shëndetit të grupeve të cenueshme; rehabilitimin fizikal dhe mendor të grupeve të cenueshme dhe përkujdesjen shëndetësore-ditore jashtë spitalore dhe shtëpiake.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes publike ishte 400 mijë euro, kurse shuma minimale e projekteve individuale ishte 1,500 euro dhe ajo maksimale 99 mijë euro.

 OJQ-të kanë pasur mundësi të aplikojnë me më së shumti një projekt në kuadër të thirrjes publike, kurse periudha e zbatimit të projekteve fituese është  6-8 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat