Haradinaj për ngushëllime të familja Agani

Kosova

Haradinaj për ngushëllime të familja Agani

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:39
Ramush Haradinaj për ngushëllime të familja Agani

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen e veprimtarit të ndjerë Fehmi Agani për ta ngushëlluar me rastin e vdekjes së Sadije Aganit.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se familja Agani është dhe do të mbetet emblemë e qytetarisë aktive për atdheun.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në vizitë ngushëlluese në familjen Agani, me rastin e vdekjes së Sadijes, bashkëshortes së profesorit dhe veprimtarit të shquar Fehmi Agani, i cili tërë jetën ia fali Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi. Me djemtë e profesorit Fehmi dhe zonjës Sadije, Shpendin dhe Mentorin, evokuam kujtime për prindërit e tyre. Familja Agani është dhe do të mbetet emblemë e qytetarisë aktive për atdheun.

RH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat