Kosova gjatë kësaj jave pritet të vendos për doganat ndaj Maqedonisë

Kosova

Kosova gjatë kësaj jave pritet të vendos për doganat ndaj Maqedonisë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Kosova gjatë kësaj jave pritet që të tërheq vendimin për rritjen e doganave për prodhimet bujqësore ndaj Maqedonisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, vendimi duhet të tërhiqet nesër, për kur edhe është planifikuar seancë e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit me ministrin e Kosovës për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, tha se ka marrë premtim se problemi do të zgjidhet nga Qeveria e Kosovës, e cila solli vendimin për rritjen e doganave.

“Kam marrë premtim nga pala e Kosovës se vërrejtjet tona do të merren parasysh, pasi bëhet fjalë për vendim qeveritar. Në seancën e parë të Qeverisë së Kosovës, argumentet që i kemi dhënë nga ana jonë do të prezantohen para anëtarëve të Qeverisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme”, deklaroi Bekteshi pas takimit me Hasanin.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës para disa javëve solli vendim që të rrit doganat për 30 për qind për 21 prodhime bujqësore, me arsyen për mbrojtjen e prodhuesve vendor në Kosovë, ndërsa pas disa ditëve për shkak të reagimeve nga qeveritë e vendeve të rajonit, vendosën që të tërheqin doganat për disa prodhime bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat