Bytyqi: Universiteti i Prishtinës të jetë prijës i cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë

Kosova

Bytyqi: Universiteti i Prishtinës të jetë prijës i cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 21:37
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka takuar anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët ka biseduar rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Sot kam ftuar në takim anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët bisedova rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion, me fokus rritjen e cilësisë.

Theksova rolin e Universitetit të Prishtinës si institucion prijës në proceset zhvillimore në fushën e arsimit të lartë në Kosovë, njëherësh u thash se synimi ynë është që të kemi ngritje të vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Theksova angazhimin dhe interesimin tim që Universiteti i Prishtinës të jetë prijës sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe për këtë kërkova nga KD dhe rektori që të jenë më të angazhuar në çdo segment, që të arrijmë objektivat e përbashkëta në interes të të rinjve tanë dhe të vendit në përgjithësi.

Ne kemi një rini të shkëlqyeshme, e cila meriton t’i ofrohen mundësi të mira shkollimi, programe atraktive dhe që ju garantojnë një të ardhme më të mirë jo vetëm në vend, por kudo që ata jetojnë.

Në këtë takim u theksua nevoja e mbajtjes së takimeve më të shpeshta të përbashkëta me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat