8 vjet nga vdekja e veprimtarit Sabit Veseli

Kosova

8 vjet nga vdekja e veprimtarit Sabit Veseli

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 07:26
Sabit Veseli

Sot mbushen tetë vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Ai që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.

Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar  gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat