Veseli: Heronjtë e Junikut me rënien e tyre e forcuan UÇK-në

Kosova

Veseli: Heronjtë e Junikut me rënien e tyre e forcuan UÇK-në

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:14
Sipas Veselit Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula do të jetojnë përherë ashtu siç do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përkujtuar Bekim Berishën dhe tre dëshmorët tjerë që para 20 vitesh ranë heroikisht në Betejën e Junikut.

Sipas Veselit Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula do të jetojnë përherë ashtu siç do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës.

Postimi i Veselit në Facebook:

20 vjet më parë, në betejën e Junikut, ranë dëshmorë të lirisë katër luftëtarë të shquar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula.

Me shembullin e tyre të trimërisë dhe sakrificës më të lartë për atdheun, ata e bënë edhe më të fortë dhe më të vendosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në misionin e saj të lirisë. Përgjithmonë do të jetojë nderimi e kujtimi për këta heronj, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë liria dhe shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat