Pacientët ankohen se në Klinikën e Nefrologjisë në Prishtinë u jepet insulinë pa afat

Kosova

Pacientët ankohen se në Klinikën e Nefrologjisë në Prishtinë u jepet insulinë pa afat

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

“Tmerri ish atje edhe në ëndërr më paraqitet mos kujdesi i doktoreshave të papërgjegjshme ndaj pacienteve.”

Mostrajtimi i duhur dhe neglizhenca e disa mjekëve dhe infermierëve duket se ende është e pranishme në disa klinika të Kosovës, megjithë masat që ka ndërmarr dhe po ndërmerr ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Një lexuese sot, e shtunë, është shprehur e tmerruar kur ka parë që pacientëve në Klinikën e Nefrologjisë, thënë ndryshe në klinikën e sëmundjeve të brendshme, u janë dhënë insulina pa afat.

“Jam tmerru, jam anku çdo ditë për neglizhencën dhe keqtrajtimin ndaj pacientëve, por kur e kam parë që insulinat u janë dhënë të sëmurëve pa afat, ai ka qenë skandal”, shprehet e mllefosur D.K.

Ajo ka bërë edhe foto ku thotë se insulina ishin të dala afati prej tre muajve, por askush nuk i ka kontrolluar, derisa ka alarmuar për rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat