Antikorrupsioni lavdëron Ismailin, i ftoi të përfshihet në revidimin e Listës së Barnave Esenciale

Kosova

Antikorrupsioni lavdëron Ismailin, i ftoi të përfshihet në revidimin e Listës së Barnave Esenciale

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:19
Anëtarët e këtij komiteti nisën punën me nënshkrim të Deklaratës kundër konfliktit të interesit.

Nën kryesimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, të hënën në Prishtinë është mbajtur takimi i parë i anëtarëve të Komitetit Teknik për Revidimin e Listës së Barnave dhe materialit shpenzues esencial.

Anëtarët e këtij komiteti nisën punën me nënshkrim të Deklaratës kundër konfliktit të interesit. 

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili; U.D. Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, zNaim Bardiqi; drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.     

Qysh në fillim të fjalës së tij, ministri i Shëndetësisë, Ismaili shprehu keqardhje e tij që në Kosovë nuk është bërë revidimi i Listës Esenciale të Barnave që nga viti 2012, përkundër rekomandimeve të Organizata Botërore e Shëndetësisë që kjo të bëhet çdo dy deri në tri vjet. 

Komiteti Teknik, i cili u themelua javën që shkoi me vendim të ministrit Ismaili, në bashkëpunim të plotë me udhëheqësit e institucioneve shëndetësore, është përgjegjës për përpilimin e listës së produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese esenciale. 

Ministri i Shëndetësisë tha revidimi i Listës së Barnave Esenciale kërkon përkushtim maksimal, përgjegjësi, analizë të zhvillimeve në industrinë farmaceutike, transparencë dhe llogaridhënie. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka disa muaj që ka punuar për mbarëvajtjen e këtij procesi, dhe se dhe se nuk do të lejojë që të përsëriten gabimet e së kaluarës

“Duke falënderuar parterët strategjikë, ministri Ismaili tha se kur të përmbyllet ky mision, brenda disa muajsh, përfitues do të jenë të gjithë, në veçanti pacientët, pasi sipas tij barnat esenciale janë ato që përmbushin nevojat prioritare të kujdesit shëndetësor të popullatës”, thuhet në kumtesën e Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë këtij viti kanë zhvilluar dy misione, kanë dërguar raportin final me rekomandimet konkrete të cilat kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë të fillojë dizajnimin e tërë procesit të revidimit të Listës së Barnave Esenciale.

Nicola Magrini nga Sekretariati për Banat Esenciale në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili e përcolli këtë takim përmes “Skype”, tha se OBSH-ja do të vazhdojë të përkrah Kosovën në këtë proces dhe është e gatshme të ndihmojë edhe në trajnimet e nevojshme të Komitetit Teknik që do të bëjë revidimin e Listës Esenciale të Barnave. 

Për Ministrinë e Shëndetësisë, pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi është edhe përfshirja e Agjencisë Kundër Korrupsionit në këtë proces, që është bërë me ftesë të ministrit Ismaili. “Drejtori Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se është hera e parë që një institucion e fton Agjencinë Kundër Korrupsionit qysh para fillimit të një procesi, për të bashkëpunuar lidhur me parandalimin e konfliktit të interesit, dhe se kjo sipas tij është për t’u vlerësuar dhe marrë si shembull edhe nga institucionet e tjera. Havolli tha se Agjencia do të jap kontributin e vetë dhe do ta ndihmojë në vazhdimësi Ministrinë e shëndetësisë në këtë proces, në frymën e interpretimeve rreth konflikteve eventuale të interesit të anëtarëve të Komitetit Teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale”, thuhet tutje.

Duke folur për procesin në fjalë, U.D. Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha Ministria e Shëndetësisë po fillon sot një proces të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve për zbatimin e objektivit kryesor të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore dhe Planit të Veprimit (2018-2021) – ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të popullatës.

Komiteti teknik – profesional ka termat e referencës: dokumentin teknik i cili sqaron tërë procesin e aplikimit për secilin produkt; rëndësinë për shëndetin publik; numrin e pacientëve dhe numrin e pacientëve të ri brenda një viti; alternativat terapeutike; koston totale për të gjithë pacientët, koston e alternativave terapeutike; krahasimet farmako-ekonomike etj.

Ministri Ismaili gjatë këtij takimi ka theksuar po ashtu se për të rritur transparencën dhe llogaridhënien, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që gjatë fazave të ndryshme të punës të publikojë materialet në ueb-faqen e saj, për t’iu dhënë mundësi të gjitha palëve të  interesit të ndjekin çdo hap të këtij procesi. Produktet të cilat do të jenë në listën e re esenciale, sipas tij do të  jenë në shërbim të nevojave të pacientëve, lehtë të qasshme dhe me kosto të përballueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat