Apeli lë në paraburgim të dyshuarin për kanosje

Kosova

Apeli lë në paraburgim të dyshuarin për kanosje

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:10
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj , të datës 9 gusht.

A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” si dhe veprën penale.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat