Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se dëmet nga vërshimet e fundit në këtë komunë parashihen të jenë miliona euro.
Muharremaj ka folur për pasojat e përmbytjeve nga reshjet e shiut, duke thënë se më të prekura janë rrugët, hapësirat bujqësore dhe katet përdhes të shtëpive.
Përveç dëmeve materiale, ai ka treguar se lëndime kanë pësuar edhe dhjetë persona.
Kryetari Muharremaj ka deklaruar se mundësitë e kësaj komune për t’u përballur me këto dëme janë të pakta.
Prandaj, sipas tij, mbështetja e Qeverisë për Therandën është shumë e nevojshme.