Thaçi kujton kur Kofi Annan vizitoi refugjatët e Kosovës

Kosova

Thaçi kujton kur Kofi Annan vizitoi refugjatët e Kosovës

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 14:09
Kofi Annan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur pikëllimin për vdekjen e Kofi Annan, ka shkruar se ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh pikëllim për vdekjen e Kofi Annan, ish-Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në dy mandate, fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë”, ka shkruar presidenti Thaci në facebook.

Ai më tej ka shkruar se gjatë luftës në Kosovë, ai vizitoi edhe refugjatët nga Kosova në Kukës të Shqipërisë.

“Në mandatin e tij si sekretar i përgjithshëm, Annan vuri Kombet e Bashkuara në shërbim të rindërtimit të Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat