Kryetari Haliti vazhdon të përkrah të rinjtë vitias

Kosova

Kryetari Haliti vazhdon të përkrah të rinjtë vitias

Nga: Aziz Zuka Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:01
Dritor Mehmeti student ne Univerzitetin “”Kadri Zeka”” ne Gjilan

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Dritor Mehmetin nga Remniku i Vitisë, student i shkelqyshem nga Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan,I cili është perzgjedhur për të përfaqwsuar shtetin e Kosovës në Samitin e Paqes i organizuar nga Organizata boterore per paqe HWPL me seli në Kore e Jugut. Kryetari Haliti, tha se ai mbetet i përkushtuar të përkrah vitiasit në arritjen e qëllimeve të mira në veçanti të rinjtë qoftë në aspektin intelektual apo të talenteve të rinj.

Përndryshe vetëm gjatë këtij viti, kjo komunë ka përkrahur shumë të rijnë nga Vitia në pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshe në vend dhe jashtë si:

 Erta Ramdanin , e cila kishte marrë pjesë në garat e këndimit “ Bled Golden Microphone” që janë mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë por edhe Vlera Hasanin dhe Gentrit Hoxha të cilëve kryetari Haliti iu dhuroi nga njw laptop.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat