Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq nuk ka mundur t’i takojë live banorët e Banjës së Skënderajt. Kjo pasi vizita e tij u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Por ai iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.
Vuçiq u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.
“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.
Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.